Banesa ndodhet te Bregu i Diellit, afër banesave të Standardit – një zonë e zhvilluar, e qetë dhe shumë e përshtatshme për banim, me qasje të lehtë në shërbimet kryesore të qytetit.
Renditja:
Qëndrim ditor
Kuzhinë
3 dhoma gjumi (një prej tyre me konceptin master, garderobë dhe librari në dhomën e gjumit)
2 banjo
Tualet
Ballkon
Banesa ofron hapësirë të bollshme, organizim funksional dhe një ambient shumë komod për jetesë familjare. Dizajni i brendshëm është modern dhe i menduar me kujdes për rehati maksimale.
Kontaktoni tani për më shumë informacione dhe për të organizuar një vizitë personale!